Bashkë-themeluesi i Bitcoin ka shitur të gjitha monedhat e tij, duke i quajtur ato të padobishme.
Emil Olenburg, shefi i teknologjisë në Bitcoin.com tani beson se ky është investimi më i rrezikshëm që mund të bëjë dikush, përkundër rritjes së vlerës, transmeton portali arbresh.info
Duke folur për sajtin suedez të teknologjisë ‘Breakit’, Oldenburg ka thënë se nuk ka më besim tek kriptomonedha.
“Është një rrezik i jashtëzakonshëm. Unë kam shitur të gjithë bitcoinsat e mi dhe së fundmi i kam këmbyer në para”, ka thënë ai.
Në janar, bitcoin kushtonte rreth 1.000 dollarë për monedhë. Brenda 12 muajve vlera e tyre tani është rritur 18,000 dollarë./Arbresh.info/
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...