Rusia ka humbur më shumë se 70,000 trupa në dy muajt e fundit, ka njoftuar inteligjenca ushtarake britanike. Ministria britanike e Mbrojtjes shtoi se humbjet e mëdha ka të ngjarë të vazhdojnë pasi Rusia kërkon të fitojë në vijat e frontit në Ukrainë.
“Në total, Rusia ka të ngjarë të humbasë mbi 70,000 personel gjatë dy muajve të fundit”, shtoi ajo.
Një zyrtar i lartë i NATO-s i përshkroi humbjet si “astronomike” gjatë samitit të NATO-s në Uashington, shkruan the Telegraph.
“Rusia ka të ngjarë të pësojë humbje prej gati 1,000 njerëzve në ditë”, tha zyrtari.
Siç raportohet, analistët perëndimorë kanë thënë se përdorimi i njësive të vogla sulmuese nga Rusia i ka penguar ata të bëjnë përfitime të konsiderueshme ose të shfrytëzojnë ndonjë përparim në linjat mbrojtëse të Ukrainës.
Forcat e Moskës kanë kryer vazhdimisht sulme me nga 10 deri në 15 trupa këmbësorie, për të shmangur humbjet e rënda.
Pas një udhëtimi të fundit kërkimor në terren, Kofman tha se Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara, pavarësisht përmirësimit të situatës në fushën e betejës. Ai tha: “Ukraina përballet me muaj të vështirë luftimesh përpara, por situata në front është më e mirë se sa ishte këtë pranverë”.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...