Google ADS

Thatësia këmban alarmi në Spanjë, shton masat për kursimin e ujit

12:50 | 4 Gusht 2023
A Z

Spanja është një ndër vendet që po përballet me thatësirë të tmerrshme kjo për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë shumë vende dhe për shkak të mungesë së reshjeve.

Mediat e huaja shkruajnë se në vendimin e fundit në shumë zona të Spanjës ka nisur zbatimi i rregullave rigoroze të cilat kërkojnë nga banorët që të mbyllin çezmat, nuk ka dushe në plazhe, pishina publike dhe private të zbrazura, ndalime për larjen e makinave në rrugë ose përdorimin e ujit të pijshëm për ujitjen e bimëve dhe kopshteve.

Ndër të tjera në media shkruhet se se ndër rajonet ku alarmi i thatësirës është më i madh është Katalonja, ku vetëm dy ditë më parë u shpall një situatë emergjente në 24 komuna: vendim që nënkupton vendosjen e kufijve të konsumit ditor të ujit për frymë (200 litra).

Kufizimet për të kursyer ujin janë gjithashtu aktive në komuna të ndryshme në Andaluzi, veçanërisht në qytetet në provincën e Huelva dhe në Lucena (Cordoba): një nga masat kryesore të miratuara është ajo e ndërprerjes së furnizimit gjatë natës.

E njëjta situatë është përjetuar edhe në Tentudía, që ndodhet në provincën e Badajoz./abcnews.al

Të ngjashme