Për bombardimet në Siri, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
I pari i shtetit përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se i jep mbështetje bombardimeve kundër regjimit të Assadit, shkruan arbresh.info.
Thaçi, ka shkruar se janë të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhnjejnë përballë çdo regjimi.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile. Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund. Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhnjejnë përballë çdo regjimi. Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t’i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftes në SirI”, ka shkruar Thaçi në facebook./arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...