Tetëmbëdhjetë të burgosur, përfshirë disa të dënuar me vdekje, kanë ikur nga një burg në rajonin e kontestuar Kashmir në Himalaje, njoftuan zyrtarët pakistanezë më 1 korrik.
Shefi i policisë lokale, Riaz Mughal, tha se njëri nga të burgosurit u vra pasi u qëllua gjatë ikjes nga burgu Rawalakot një ditë më parë.
Udhëheqësi i burgut dhe disa oficerë të tjerë janë shkarkuar nga detyra.
Mughal tha se gjashtë nga të burgosurit ishin të dënuar me vdekje, ndërsa tre të tjerë po vuanin dënime me burgim të përjetshëm.
Ikje të tilla nga burgu janë të rralla në Pakistan, tha ai.
Zyrtarët thonë se njëri nga të burgosurit ishte i pajisur me revole, e cila u përdor për ta nënshtruar një roje dhe për t’ia rrëmbyer çelësat për hapjen e qelive./rel/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...