Sulmet ruse gjatë natës dhe të mërkurën vranë të paktën tetë civilë në Ukrainë, ndërsa zyrtarë të lartë ushtarakë ukrainas thanë se trupat e tyre kishin bërë njëfarë përparimi në kundërofensivën në pjesën jugore të vendit.
Gjatë fjalimit të përnatshëm, Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se ishin vrarë pesë civilë nga një sulm me raketa mbi një ndërtesë banimi në qytetin juglindor Zaporizhzhia. Tre persona të tjerë u vranë në sulme të tjera.
Pallati në Zaporizhzhia pësoi dëmtime serioze ndërmjet katit të tretë dhe të pestë, tha presidenti ukrainas. Një foto e postuar nga zoti Zelenskiy në rrjetin Telegram tregonte ndërtesën me një vrimë të hapur në mes, hyrjen e saj të shkatërruar dhe dritaret e thyera.
Në Obukhivka, pranë qytetit Dnipro, banorët thanë se një shpërthim i fortë theu xhamat e dritareve dhe rrëzoi njerëzit përdhe. Zyrtarët thanë se rreth 20 shtëpi u dëmtuan.
“Një grua e gjakosur doli nga njëra prej shtëpive, duke bërtitur dhe duke qarë. Mendoj se vajza e saj vdiq”, tha për televizionin Reuters Victori, një punëtor ndërtimi. “U futëm në shtëpi dhe pamë një vajzë të vdekur”.
Gjenerali Oleksandr Tarnavskyi, përgjegjës për operacionet e Ukrainës në jug, tha se forcat ukrainase po vazhdonin përparimet e planifikuara drejt Detit Azov.
Trupat nga Tavria, “po vazhdojnë ofensivën e tyre. Ata kanë pasur sukses të pjesshëm në jug në Robotyne”, shkroi zoti Tarnavskyi në rrjetin Telegram. Trupat ukrainase po përpiqen gjithashtu të rimarrin territore në rajonet lindore.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dha pak detaje për operacionet e trupave të saj, por tha se një depo e pajisjeve të aviacionit ukrainas ishte shkatërruar në rajonin qendror Dnipropetrovsk./voa
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...