Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën disa pjesë të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.
Reshjet e dendura të së hënës mbrëma përmbytën rrugët, stacionet e metrosë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin dhe provincat fqinje, shkruan BBC transmeton arbresh.info
Disa zona panë shkallën më të lartë të reshjeve në 80 vjet, tha agjencia meteorologjike e Koresë.
Zyrtarët e motit parashikojnë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, disa pjesë të Seulit, qytetit port perëndimor të Incheon dhe provincës Gyeonggi që rrethon Seulin, shënuan reshje shiu prej mbi 10 cm në orë, të hënën në mbrëmje.
Përndryshe, rrethi Dongjak i Seulit regjistroi më shumë se 141.5 mm shi në orë – shkalla më e lartë që nga viti 1942, sipas Agjencisë Meterologjike të Koresë (KMA)./arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...