Tetë persona u plagosën nga të shtënat me armë në një autolarje në Fort Worth, Texas.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pasi një grindje ndërmjet disa burrave, të dielën herët në mëngjes, sipas kohës lokale.
Siç bëhet e ditur më tej, një nga burrat u largua nga vendi i ngjarjes pas një debati, u kthye me një armë dhe filloi të qëllojë “drejt grupeve të njerëzve”, tha Policia e Fort Worth në një njoftim për shtyp.
Pas kësaj, edhe nga ata kishte të shtëna armësh.
Një oficer dëgjoi të shtënat me armë rreth orës 1:30 të mëngjesit, tha Policia e Fort Worth në një njoftim për shtyp.
Kur oficerët mbërritën në vendngjarje për të hetuar, ata gjetën tetë persona me plagë me armë zjarri, sipas policisë.
Shumica e viktimave besohet të kenë qenë kalimtarë të pafajshëm të cilët nuk ishin përfshirë në debatin fillestar, sipas Policisë së Fort Worth.
Të gjithë u dërguan në spitalet lokale dhe janë në gjendje të qëndrueshme, shtoi policia.
Një vajzë e re gjithashtu pësoi lëndime të lehta kur u përplas nga një automjet ndërsa përpiqej të largohej nga zona, sipas njoftimit.
Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, sipas Policisë së Fort Worth. Detektivët e dhunës me armë po vazhdojnë hetimet. /Telegrafi/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...