Google ADS

Tetë liderët që e ngritën Gjermaninë pas Hitlerit

13:59 | 24 Shtator 2017
Arbresh.info

Sot në Gjermani mbahen zgjedhjet për kancelarin e ardhshëm. Angela Merkel do të garojë (CDU) kundër Martin Schulz (SPD), në tentim për t’u rizgjedhur për herë të katërt.

Që prej pas kohës së Hitlerit, Gjermania pati kancelarë të ndryshëm, të cilët punuan që shteti të jetë aty ku është sot.

Në një listë më poshtë, mund të mësoni për tetë liderët të cilët e ngritën Gjermaninë pas Hitlerit. Këta janë ata:

Kancelari i pajtimit

Konrad Adenauer, CDU, u zgjodh si kancelar i parë i Gjermanisë në shtator të vitit 1949. Adenauer ishte 14 vjet në detyrën e kancelarit dhe figura kryesore në vitet e themelimit të Republikës Federale të Gjermansië. Rindërtimi i strukturave demokratike dhe ekonomike në Gjermaninë Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore janë të lidhura në mënyrë të pandashme me emrin Adenauer.

Kancelari i bumit ekonomik

Ludwig Erhard, CDU, ka qenë ministër i Ekonomisë gjatë qeverisjes së Konrad Adenauer. Kancelar nga viti 1963-1966, Erhard konsiderohet si krijues i „Mrekullisë Ekonomike“ të viteve të pasluftës. Në politikën e jashtme Erhard veçanërisht i kushtoi rëndësi marrëdhënieve me SHBA dhe Izraelin. Përveç kësaj, ai filloi bashkëpunimin tregtar me Poloninë, Rumaninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.

Kancelari i afrimit me Lindjen

Kurt Georg Kiesinger, CDU, u bë Kancelar në vitin 1966 si udhëheqës i koalicionit të parë me bazë të gjerë midis CDU/CSU dhe SPD. Kjo qeveri që zgjati deri në vitin 1969 e vendosi theksin në politikën ekonomike dhe atë financiare. Ai përmirësoi marrëdhëniet me fqinjët e Evropës Lindore, duke filluar marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë dhe Rumaninë.

Kancelari nobelist i paqes

Willy Brandt, SPD, është kancelari i parë i SPD-së. Politika Liberale me slloganin „më shumë demokraci“ e një politikë e re në hapje drejt Lindjes janë e veçanta e mandatit të tij si kancelar. Willy Brand në vitin 1972 u nënshkrua një Traktati për Fqinjësi të Mirë mes dy Gjermanive. Më 1971 Willy Brandt u nderua me çmimin Nobel të Paqes për kontributin e tij në pajtimin mes Lindjes dhe Perëndimit.

Kancelari i çtensionimit

Helmut Schmidt, SPD, kancelar nga viti 1974-1982. Ai u ballafaqua me kriza ekonomike e me luftën kundër terrorizmit të „Fraksionit së Ushtrisë së Kuqe“(RAF). Kancelari Schmidt e kishte të qartë, se problemet ekonomike kalohen vetëm përmes bashkëpunimit me vendet e tjera. Në vitin 1975 së bashku me presidentin francez Valerie Giscard d’Estaing ai filloi takimet e rregullta të ekonomive të mëdha.

Kancelari i bashkimit

Helmut Kohl, CDU, ishte 16 vite kancelar i Gjermanisë. Për shumë njerëz ai ka mbetur ende si „Kancelari i Bashkimit“ në kujtesë. Në vitet 90-të Helmut Kohl këmbënguli në zgjerimin dhe thellimin e Bashkimit Evropian. Meritat e tij në Evropë dhe konsiderimi si „babai“ i Euro-s, i sollën Kohlit çmimin „Qytetar Nderi i Evropës“. Ai është kancelari që ka udhëhequr më së gjati qeverinë gjermane.

Kancelari i reformave

Gerhard Schröder, SPD, ishte Kancelari i parë me një shumicë të SPD dhe partisë së Gjelbër. Qeverisja e tij u karakterizua prej misionit të NATO-s në Kosovë. Menjëherë pas marrjes së detyrës qeveria e Gerhard Schröder u përball me vendimin për të dërguar ushtarë jashtë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania mori pjesë në aksionin e NATO-s për të sjellë paqen në Kosovë.

Kancelarja e ekuilibrave

Angela Merkel, CDU, është që nga 22 nëntori 2005 kancelare e Gjermanisë. Profesorja në fushën e fizikës është gruaja e parë që udhëheq qeverinë e Gjermanisë. Ajo u rrit në Gjermaninë Lindore. Gjatë qeverisjes së Angela Merkelit, Gjermania fuqizoi edhe më tej pozitën si eksportuesi më i rëndësishëm i botës dhe uli numrin e papunësisë në nivelin më të ulët që nga koha e bashkimit.

Sot në Gjermani mbahen zgjedhjet për kancelarin e ardhshëm

Angela Merkel (CDU) kundër Martin Schulz (SPD), kush do të dalë fitues i zgjedhjeve të vitit 2017?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme