Tetë fëmijë të porsalindur kanë ndërruar jetë nga zjarri në një maternitet në Algjerinë lindore. Ngjarja e ndodhur sot është konfirmuar nga shërbimet emergjente.
“Kemi arritur të shpëtojmë 11 bebe, 107 gra dhe 28 persona nga stafi mjekësor, ka deklaruar për AFP zëdhënësi Nassim Bernaoui, shkruan France24, transmeton Gazeta Shneta. Zjarri ndodhi në orën 3:50 të mëngjesit në spitalin e Oued Souf.
“Fatkeqësisht nuk arritëm të shpëtojmë tetë foshnje, disa prej të cilave janë djegur nga flakët ndërsa disa kanë vdekur nga tymi”, ka deklaruar Bernaoui.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa kryeministri Noureddine Bedoui ka urdhëruar një hetim dhe ka dërguar ministrin e Shëndetësisë në vendin e ngjarjes. Ky ishte rasti i dytë i zjarrit në këtë spital, pasi në maj të vitit të kaluar një zjarr kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...