Tetë fëmijë dhe një grua kanë vdekur pasi kanë ngrënë mish të breshkave të detit në arkipelagun e Zanzibarit.
Autoritetet thanë se 78 persona u shtruan në spital pasi hëngrën vaktin në ishullin Pemba që konsiderohet si një delikatesë në Zanzibar, transmeton Arbresh.info
Siç shkruan SkyNews, ngrënia e breshkave të detit të kontaminuara mund të shkaktojë kelonitoksizëm, një lloj i rrallë helmimi ushqimor që mund të jetë vdekjeprurës. Nuk ka antidot të njohur dhe vetëm trajtimi mbështetës mund t’u ofrohet pacientëve.
Haji Bakari, oficer mjekësor i distriktit Mkoani, tha se testet laboratorike tregojnë se të gjithë të prekurit kishin ngrënë mishin e breshkës të martën.
Ai shtoi se i rrituri që vdiq të premten ishte nëna e një prej fëmijëve që vdiq në fillim të javës.
Autoritetet në Zanzibar, një rajon gjysmë autonom i Tanzanisë , dërguan një ekip të menaxhimit të fatkeqësive të udhëhequr nga Hamza Hassan Juma në ishull. Ai u bëri thirrje njerëzve që të shmangin konsumimin e kafshëve.
Në nëntor 2021, një fëmijë tre vjeçar dhe gjashtë të tjerë vdiqën në Pemba pasi hëngrën mish breshkash. Tre të tjerë u shtruan në spital.
Simptomat e kelonitoksizmit ndryshojnë, por përfshijnë të përziera, të vjella dhe ulçera në fyt dhe gojë.
Në raste të rënda, pacientët mund të preken nga dobësi muskulare, paralizë e pjesshme dhe agjitacion, me disa që bien në koma./Arbresh.info
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek