Google ADS

Tetë civilë të vdekur pas bombardimeve në Irpin të Ukrainës

22:15 | 6 Mars 2022
KRG

Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimit në Irpin – një lagje në perëndim të Kievit që pa bombardime intensive të dielën – tha kryebashkiaku Oleksandr Markushyn.

Markushyn tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi nëpër një urë.

“Një familje e tëra u vra”, – tha ai duke shtuar se “ para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur”.

Kryetari i qytetit tha se një tjetër evakuim i civilëve do të fillonte nesër në orët e para të mëngjesit.

Ndryshe, OKB ka njoftuar gjatë ditës së sotme se së paku 364 civilë ukrainas të vrarë gjatë agresionit rus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme