Policia e Quebec kanë arrestuar një grua, e cila kishte testuar pozitiv për koronavirus, e cila kishte dalë përkundër urdhrit për karantinim.
Gruaja e cila është potencialisht ngjitëse është arrestuar rreth orës 14:00 të premten gjersa kishte dalë për shëtitje, me urdhër të autoritetit të shëndetit publik, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo është hera e parë që ne kemi ekzekutuar këtë lloj garancie”, tha zëdhënësja e policisë Sandra Dion.
Gruaja bashkëpunoi me policinë dhe u transportua në spital, sipas Radio-Kanada. Ende nuk është e qartë nëse ajo do të përballet me akuza.
Agjencia rajonale e shëndetit, CIUSSS de la Capitale-Nationale, tha në një deklaratë policisë iu kërkua të ndërhynte./arbresh.info/
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual