Me një zhurmë pak më të fortë se një tharëse flokësh, aeroplani i parë në botë i furnizuar plotësisht me energji elektrike doli në qiell për fluturimin e tij të parë në një aeroport afër Bordeaux në Francën Jugperëndimore.
I quajtur E-Fan, avioni i vogël eksperimental i projektuar nga Airbus, pak më shumë se 6 metra, mund të jetë një hap kryesor drejt udhëtimeve ajrore të gjelbërta, të qeta dhe më të lira.
Mundësuar nga 120 bateri polimere litium-jon, fluturimi i parë zyrtar zgjati më pak se 10 minuta, megjithëse avioni ka aftësinë të fluturojë për rreth një orë, para se të karikohet.
Me një shpejtësi maksimale prej vetëm 220 km dhe hapësirë për vetëm një pilot dhe një pasagjer, E-Fan është ende larg hapit për të zëvendësuar avionët tradicionalë komercialë.
Por, inxhinierët shpresojnë që ndërsa teknologjia zhvillohet, avionët gjithnjë e më të mëdhenj mund të furnizohen plotësisht me energji elektrike ose të pajisen me një sistem hibrid./Gazeta Exspres
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...