Testime në aeroport dhe karantinë në hotel për ata që shkojnë në Greqi

22:09 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Sezoni turistik i Greqisë nisë në qershor, ku do të rinisin edhe fluturimet çarter nëpër vendet e famshme që nga muaji korrik, sipas kryeministrit të vendit.

Industria e turizmit është jetike për ekonominë e vendit fqinj, transmeton portali arbresh.info.

Greqia është lavdëruar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, duke regjistruar 166 vdekje të lidhura me koronavirus dhe 2,850 raste të konfirmuara.

Por sa e lehtë do të jetë për turistët të hyjnë në Greqi për pushimet e tyre? Quentin Sommerville i BBC mbërriti në aeroportin e Athinës për të parë sesi funksionojnë gjërat në këtë moment.

Së pari me të arritur në aeroportin e Athinës, të gjithëve u merren mostra për testim dhe pastaj duhet të shkohet në izolim për 24 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme