Testi i fundit raketor i Koresë Veriore, ka ndarë sërish fuqitë botërore, të cilat u bashkuan pas sanksioneve të reja të OKB-së.
Shtetet e Bashkuara thanë se të gjitha kombet duhet t’i adresohen këtij problemi pa luftë, disa orë pasi tha se barra e reagimit duhet të bije mbi Kinën dhe Rusinë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Kina akuzoi SHBA-të për luhatje të përgjegjësisë, ndërsa Rusia tha se ‘retorika e SHBA-ve është agresive’.
Raketa e fundit e lëshuar nga Koreja Veriore që ra në ujrat japoneze kishte fuqinë që të godasë ishullin Guam në SHBA.
Ajo arriti një lartësi prej rreth 770 km (478 milje), duke udhëtuar 3.700 kilometra larg ishullit më verior të Japonisë, Hokkaido, përpara se të zbriste në det, thotë ushtria e Koresë së Jugut.
Aletja kryesore e SHBA-ve, Koreja Jugore, i është përgjigjur me nisjen e raketave balisitike regjimit në veri.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, tha se vendi i tij ‘nuk do të tolerojë’ një veprim të ‘rrezikshëm dhe provokues’, ndërsa SHBA, Kina dhe Rusia dënuan ashpër aktin e fundit të regjimit komunist.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve me Pheninain, në mënyrë për të ulur tensionet, ka deklaruar Kremlini.
Koreja Veriore ka kryer gjatë ditës së djeshme testin e gjashtë bërthamor./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...