Koreja e Veriut ka lëshuar raketa në një zonë detare në Detin e Verdhë. Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Seulit njoftoi se lëshimi i këtyre raketave është në vazhdën e një serie testesh që Pheniani ka kryer me një ritëm intensiv në nisje të 2024.
Ushtria e Koresë së Jugut zbuloi lëshimin e raketave të paidentifikuara rreth orës 07:00 me atë lokale. Agjencitë e inteligjencës së SHBA dhe Koresë së Jugut po kryejnë një analizë të detajuar të këtij testi nga ana e Veriut komunist, pasi është i treti në më pak se një javë.
“Ushtria jonë po punon ngushtë me SHBA-të, ndërkohë që forcon mbikëqyrjen dhe vigjilencën, dhe monitoron nga afër aktivitetet e Koresë së Veriut”, thanë gjeneralët në Seul në një deklaratë për shtyp.
Ndryshe nga testet e raketave balistike, lëshimet e raketave të lundrimit nuk janë të ndaluara sipas sanksioneve të OKB-së kundër Phenianit.
Të mërkurën e kaluar, Koreja e Veriut vazhdoi të lëshonte raketa lundrimi në drejtim të Detit të Verdhë, duke pohuar se kishte testuar një gjeneratë të re të sistemeve të armëve “strategjike” të këtij lloji.
Agjencia zyrtare e lajmeve KCNA gjithashtu raportoi dje se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri personalisht lëshimin e testimit të dy raketave të lundrimit nga një nëndetëse./abcnews.al
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...