Ministri i Brendshëm francez Gérard Collomb ka thënë se një e treta e terroristëve kanë “çështje psikologjike”. Por, të njejtën gjë nuk e mendojnë edhe psikiatrit francez.
Përderisa Europa është duke u përballur me kërcënimet e sulmeve terroriste, Franca ka deklaruar se dëshiron të mobilizojë spitalet psikiatrike dhe do të punë me psikiatrit që të ndërmarrin masa ndaj personave që mund të marrin veprime radikale, transmeton portali arbresh.info
Komentet e Collombos kanë nxitur reagime të mes psikiatërve dhe kanë kritikuar idenë e përdorimit të ekzaminimeve psikiatrike në përpjekje për të identifikuar terroristët e mundshëm.
Në një intervistë për mediat franceze, psikoanalist dhe profesor në Universitetin e Parisit, tha se historia e probleme mentale nuk mund të tregojë nëse dikush do të jetë i prirë që kryejë akt terrorist.
“Kjo është absurd. Disa pacientë të psikiatrisë vazhdojnë të kryejnë akte të dhunshme, por ata janë pak në krahasim me numrin e njerëzve që mund të kryejnë akte terroriste,” ka thënë ai.
Ai ka shtuar se kërkesa e Ministrit të Brendshëm nuk mund të marrë asnjë përgjigjje konkrete nga psikoanalistët, pasi ‘të gjithë mjekët janë të lidhur me konfidencialitetin profesional’.
Gjithashtu ai ka shtuar se shumica e terroristëve nuk janë të sëmurë mendorë, ndërsa ka theksuars e kryerja e një akti terrorist është diçka individuale.
Sipas tij gjatë raportimeve të sulmeve terroriste po bëhen gabime kur po terroristët po përshkruhen si të sëmurë mentale.
Sulmi i fundit terrorist në Europë ka goditur Barcelonën, ku mbetën të vdekur 14 persona./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...