Një bebe vetëm tremuajshe është thirrur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Londër, për t’u marrë në pyetje, pasi gjyshi i tij, gabimisht e kishte identifikuar atë si terrorist.
Harvey Kenyon-Cairns duhej të fluturonte drejt Orlandos në Florida, për të parat pushime jashtë vendit të tij, por gjyshi Paul Kenyon bëri një gabim, ndërsa plotësonte formularin e vizës.
Në pjesën e formularit ku shkruhej “A kërkoni të angazhoheni, apo a jeni angazhuar ndonjëherë në aktivitete terroriste, spiunazhi, sabotazhi apo gjenocidi?”, Kenyon kishte sigluar “po”-në në vend të “jo”-së.
Ai madje e kishte kuptuar gabimin vetëm kur nipit të tij i ishte refuzuar viza.
“Nuk mund ta besoja se ata nuk e kishin kuptuar se ishte një gabim i pafajshëm dhe se një foshnje vetëm tremuajshe nuk do të mund t’i bënte keq askujt”, thotë 62-vjeçari.
Foshnja ishte marrë nga shtëpia e tij në Cheshire dhe ishte dërguar në ambasadën në Londër, për t’u marrë në pyetje nga zyrtarët.
Bebi Harvey u tregua i mrekullueshëm gjatë intervistës dhe nuk qau asnjëherë”, thotë Kenyon, duke shtuar se zyrtarët e Ambasadës dukej se nuk kishin aspak sens humori.
“Sigurisht që ai nuk është angazhuar në gjenocid, spiunazh apo diçka tjetër, por ka sabotuar disa bebelina këto kohë”, shtoi ai.
Ngatërresa i kushtoi familjes rreth 3.000 paund shtesë, pasi viza e re nuk u dha në kohë për fluturimet e prenotuara. “Ishte një gabim shumë i kushtueshëm, por unë shpresoja që Ambasada ta kuptonte se bëhej fjalë për një gabim të thjeshtë. Sidoqoftë, edhe nëse je terrorist me të vërtetë, a do të sigloje ‘po’-në në formularin e aplikimit për vizë?”.
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...