Norvegjezi i dyshuar për vrasjen e gjysmë motrës etnikisht kineze para se të hapte zjarr në xhaminë e Oslos, ka thënë se është i turpëruar që nuk ka shkaktuar më shumë lëndime.
Philip Manshaus tha në gjykimin e tij që nisi të enjten që sulmi ishte një akt i drejtësisë emergjente, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari mohoi akuzat për vrasje dhe terror të lexuara atij nga një prokuror, raportoi agjencia norvegjeze e lajmeve NTB.
Manshaus pranoi faktet por mohoi akuzën. Ai përsëriti bindjet e tij të ekstremit të djathtë, përfshirë kundërshtimin e imigracionit jo-perëndimor dhe pretendimin se evropianët e bardhë janë subjekt i gjenocidit dhe “do të përfundojnë si pakicë në vendet e tyre të lindjes”.
Ndërsa hyri në gjyq, Manshaus mbajti një dorë duke sinjalizuar shenjën “OK”, një gjest i përvetësuar nga supremacistët e bardhë të ekstremit të djathtë si një mënyrë për të nënkuptuar “fuqinë e bardhë”.
Manshaus gjithashtu tha se ai ishte frymëzuar nga një numër terroristësh, duke përfshirë terroristin e Zelandës së Re Brenton Tarrant, i cili vrau 51 njerëz në sulme mbi dy xhami marsin e kaluar, dhe Anders Breivik, i cili vrau 77 persona në sulmet e Norvegjisë në 2011.
Gazeta në gjuhën suedeze Aftenposten raportoi se ai gjithashtu përmendi Adolf Hitlerin si një “model” për veten e tij.
Manshaus përshkroi në dëshminë e tij se si ai vrau motrën e tij 17-vjeçare, Johanne Zhangjia Ihle-Hansen, e cila u birësua nga familja e tij nga Kina kur ishte dy vjeçe.
Ai e qëlloi atë tri herë në kokë dhe një herë në gjoks me një pushkë gjahu në shtëpinë e tyre në Baerum, një periferi në Oslo.
Pas kësaj, ai tha që udhëtoi në një xhami aty pranë, ku tre burra të moshuar po përgatiteshin për festimet e Bajramit. Ai kishte veshur një helmetë dhe një jelek të papërshkueshëm nga plumbi dhe ishte i armatosur me një pushkë gjahu dhe armë gjahu.
Në xhami, ai gjuajti katër të shtëna me pushkë në një derë qelqi para se njëri prej burrave atje, Muhamed Rafiq, ta mposhtte atë. Ai gjuajti edhe dy të shtëna gjatë përleshjes por askush nuk u godit, megjithëse z. Rafiq pësoi një dëmtim të lehtë.
Manshaus tha në dëshminë e tij se dëshironte të vriste Rafiqin, duke shtuar: “Unë bëra gjithçka që munda për të kryer sulmin … Më vjen turp sepse nuk kam bërë më dëm”.
Ai tha se ishte i rraskapitur kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes.
Prokuroria tha se Manshaus vepronte “me qëllimin për të vrarë sa më shumë myslimanë”./arbresh.info/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...