Një i ri shqiptar ka parë terrorin me sy. Katër persona e kanë rrahur një person tjetër 21-vjeçar nga Winterthuri në Zvicër. Fillimisht ata e rrëmbyen me veturë në mes të rrugës, duke shkuar për në Arbon. Policia zvicerane e ka liruar të rrëmbyerin, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për borxhe.
„Viktima është rrëmbyer në mes të orës 21.00 dhe 21.30 në një vend të frekuentuar në Winterthur. Përkundër kësaj, askush nuk ka vërejtur asgjë, shkruan „Blick“, përcjellë Shtegu.com, deklaratën e zëdhënësit të policisë nga Kantoni i Thurgaut, Andy Theler.
Rrugës për në Arbon, njëri nga rrëmbyesit i ka lajmëruar me telefon një anëtari të familjes: „Viktima i ka thënë se po që se nuk e kthen borxhin, atij do t`i ndodhë diçka“, ka pohuar më tej Theler. Bëhet fjalë për një borxh me shumë prej disa mijëra frangash zvicerane. Familjarët i kanë përgatitur të hollat për t`i kthyer, por në të njëjtën kohë e kanë alarmuar edhe policinë.
Gjatë dhënies së të hollave në qendrën tregtare Novaseta në Arbon, rreth orës 02.00 policia ka intervenuar me njësi më të madhe. Viktima është liruar pa ndonjë lëndim. Katër rrëmbyesit, të cilët kanë qenë me dy vetura, të moshës në mes 23 dhe 25-vjeçare janë me vendbanim nga rrethina Oberthurgau.
Prokuroria ka filluar hetimet, ndërsa rrëmbyesit janë në paraburgim. Për momentin janë duke u marrë në pyetje si rrëmbyesit, po ashtu edhe viktima. Sa ju përket rrëmbyesve, bëhet fjalë për dy zviceranë (23 dhe 24-vjeçarë), një shtetas maqedonas (23) dhe një kosovar (25) ./Indeksonline/
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...