Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin rus Ulyanovsk, ku një i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një kopsht fëmijësh duke vrarë të paktën tre persona, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Viktimat janë 2 fëmijë dhe mësuesja. Pas krimit makabër autori kreu vetëvrasje.
Sipas Ria Novosti, e cila citon ish-guvernatorin e rajonit dhe anëtarin e Dumës së Shtetit, personi i armatosur dyshohet se vrau një mësues dhe dy fëmijë të mitur, ndërsa një grua tjetër është plagosur rëndë.
“Një burrë i armatosur ka hyrë në një kopsht fëmijësh dhe ka hapur zjarr. Sipas informacioneve të para dy fëmijë kanë vdekur”, tha një burim i shërbimeve të ndihmës së parë për agjencinë publike të lajmeve TASS./abcnews.al/
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut