Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë “është plotësisht jashtë kontrollit”.
Sipas shefit bërthamor të OKB-së, situata po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme në uzinën e Zaporizhzhya në Ukrainën juglindore, të cilën trupat ruse e morën në fillim të marsit, menjëherë pasi filloi pushtimi i tyre në Ukrainë.
“Që çdo objekt bërthamor të funksionojë normalisht dhe në mënyrë të sigurt, ka një sërë parimesh dhe normash që duhen respektuar. Dhe kur shikojmë situatën shumë unike që kemi në Zaporizhzhya, shohim se shumica e normave nëse jo të gjitha, po shkelen”, shprehet Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Grossi i ka bërë një lutje urgjente Rusisë dhe Ukrainës që të lejojnë ekspertët të vizitojnë kompleksin për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur një aksident bërthamor.
Diku tjetër në frontin e betejës, Ministria e Mbrojtjes ruse ka pretenduar se raketat e saj kanë shkatërruar një depo që përmbante armë të furnizuara nga Polonia në rajonin Lviv të Ukrainës.
Në të njëjtën ditë, ushtria e Ukrainës publikoi pamjet e forcave të saj duke lëshuar sistemet raketore HIMARS të furnizuara nga SHBA.
Në një raport të ri nga Amnesty International, të dyja palët janë kritikuar për rrezikimin e civilëve në taktikat e tyre luftarake.
Rusia me sulmet e saj pa dallim me raketa dhe Ukraina për vënien në rrezik të civilëve duke krijuar baza dhe sisteme të operimit të armëve në zonat e banuara.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Zelenski ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Estonisë për mbështetjen që ka dhënë . Në veçanti për fondet shumë të nevojshme për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar të Ukrainës. /euronews.al/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...