Tërmeti shkatërrues në Kroaci, kryetari i komunës së Petrinjës: Sot askush nuk është normal

10:19 | 4 Janar 2021
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Petrinjës e cila ishte edhe epiqendra e tërmetit shkatërrues që goditi Kroacinë, deklaroi se tashmë problem kryesor mbetet strehimi i qytetarëve.

“Kjo ishte një goditje shumë e vështirë. Lëkundje të tjera janë regjistruar pas tërmetit shkatërrues. Njerëzit janë të traumatizuar, shqetësimi është i lartë dhe durimi është në limitet e secilit prej nesh. Sot në Petrinja, askush nuk është më normal”, tha Darinko Dumbovic.

Lexo edhe: Petrinja e shkatërruar nga tërmeti: Të paktën 7 viktima, me e vogla një 12-vjeçare

Ai po ashtu shtoi se ndihmat ishin të menjëhershme, por duhet të bëhej një shpërndarje dhe një mirë menaxhim i tyre që të mos krijohej kaos edhe pse në kushtet e tilla menaxhimi do të ishte i vështirë.

Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se pas tërmet shkatërrues kanë vijuar lëkundjet, ndërsa mëngjesin e sotëm në Petrinja u regjistrua një tjetër tërmet.

Instituti Sizmologjik raportoi se tërmeti ishte 4,2 i shkallës Rihter.

Ndërsa vetëm natën e kaluar Shërbimi Sizmologjik raportoi 46 tërmet të cilat u regjistruan në Petrinja deri në 20:40 të ditës së djeshme.
Kujtojmë se të paktën shtatë persona humbën jetën si pasojë e tërmetit që goditi Kroacinë mesditën e së martës.

Mes atyre që humbën jetën është edhe një vajzë 12-vjeçare në Petrinja, një djalë 20-vjeçar, një i moshuar dhe një babë e bir, nga e njëjta shtëpi në Majske Poljane afër Glinës.

/abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme