Numri i të vdekurve nga tërmeti i së premtes në Marok ka mbërritur në 2 mijë e 900, ndërsa i të lënduarve në më shumë se 5 mijë e 500. Për t’u ndihmuar autoriteteve në shpërndarjen e ndihmave janë angazhuar edhe të rinjtë, që u janë përgjigjur thirrjeve nëpër rrjetet sociale.
Zyrtarët qeveritar të Marokut kanë njoftuar të martën se numri i të vdekurve nga tërmeti i së premtes ka mbërritur në 2900 ndërsa janë lënduar më shumë se 5500.
Ekipet emergjente tash e katër ditë po punojnë nëpër rrënoja në përpjekje për të gjetur persona të gjallë por që çdo herë e më pak po ia dalin.
Ushtria e vendit ka hapur një spital fushor ku mjekët do të mund të kryejnë intervenime sipas nevojës por kanë mungesë të resurseve. Tek ata ekziston frika se të mbijetuarit mund të jenë në rrezik nga sëmundjet infektive dhe ekspozimit të të ftohtit dhe nxehtit. Ata kanë thënë se kanë nevojë më shumë për batanije dhe personel tjetër. Disa nga të lënduarit janë transportuar me helikopter nëpër qendrat tjera mjekësore ku mund të kenë trajtim më të përshtatshëm, RTK.
E së fundi, të rinjtë maroken janë angazhuar për fuqizimin e ndihmës për vendin e tyre. Në qendrën për të rinj në qytetin Taroudant, vullnetarë nga mbarë vendi por edhe më tej, u janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë nëpër rrjetet sociale. Këta aktivist tani po e koordinojnë shpërndarjen e ndihmave për qindra komunitetet të cilave u mungojnë gjërat më elementare.
E marokenët por edhe turistët në Marakesh po dhurojnë gjak për të lënduarit nga tërmeti. Autoritetet kanë thënë se sasia e grumbulluar e gjakut është e mjaftueshme për një periudhë dyjavore.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?