Tërmeti në Marok, mbi 2 mijë viktima, dhjetëra të tjerë nën rrënoja

09:13 | 10 Shtator 2023
E.H

Numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm në Marok është rritur në më shumë se 2000,  Referuar raportimeve nga mediat ndërkombëtare, bëhet me dije se mbi 2000 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 1400 në gjendje të rëndë.

Nga frika e pasgoditjeve, shumë marokenë kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë për një natë të dytë, duke fjetur në rrugë ose në makina.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në malet e Atlasit të Lartë, ku ka raportime për fshatra të tëra të rrafshuara në zona të thella.

Shumë persona thuhet të kenë mbetur të bllokuar në rrënoja, ndërsa spitalet po përjetojmë fluks të papërballueshëm të shtruarish.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke u përpjekur për të shpëtuar familje të tëra të bllokuara nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, veçanërisht në fshatrat rurale. Në këtë operacion, udhëheqësi Mbreti Mohammed VI, ka urdhëruar të dalë në terren edhe ushtria.

Shumë shtete mes tyre edhe Turqia, që vetë ka përjetuar të njëjtin fat, kanë ofruar mbështetje dhe kanë shprehur solidaritet./A2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme