Google ADS

Tërmeti në Iran, fëmija gjindet i gjallë pas tre ditësh

23:05 | 16 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ekipet e shpëtimit në Iran kanë gjetur një fëmijë të gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, tri ditë pas vendi u godit nga një tërmet vdekjeprurës pranë kufirit Irak-Iran.

Fëmija u gjet mes rrënojave të qytetit të Sarpol-e-Zahab të mërkurën në mëngjes, dy ditë e gjysmë pas tërmetit me magnitudë 7.3, transmeton portali arbresh.info

Tërmeti la të vdekur mbi 400 njerëz dhe qindra tjerë të plagosur. Sipas mediave lokale, disa fshatra janë shkatërruar plotësisht.

Fotografia e fëmijës që ngjan i lumtur ka bërë bujë në mediat sociale, ndërsa ekipet e shpëtimit e kanë përshkruar gjetjen e fëmijës si “mrekulli”, duke shtuar se gjetja e tij jep shpresa pas tragjedisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme