Qyteti turk i Bodrumit, ku u regjistrua tërmeti i fuqishëm prej 6.7 ballë i shkallës rihter, është ndër destinacionet e preferuara të turistëve.
Aty shkojnë edhe shumë shqiptarë për të kaluar pushimet verore.
“Report” mëson se rreth 17 turistë nga Shqipëria kanë udhëtuar javën e fundit këtij qyteti, për të kaluar pushimet.
Të dhënat bëhen të ditura nga autoritetet kufitare të cilat nga ana tjetër bëjnë të ditur se numri mund të jetë edhe më i madh, pasi agjencitë turistike i nisin një pjesë të mirë të tyre nga Prishtina ose Shkupi.
Tërmeti 6.7 ballë që goditi Bodrumin dhe ishujt grekë Kos e Rodos, shkaktoi dy viktima dhe mbi 100 të plagosur.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...