Tërmeti në Alaska: Anchorage pëson tronditjen më të madhe

22:19 | 30 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur Alaskën, duke detyruar njerëzit që të dalin nga ndërtesa, përderisa ishte lëshuar edhe alarmi për cunami.

Tërmeti u përqendrua rreth 11 kilometra në veri të Anchorage, qyteti më i madh në shtet, sipas US Geological Survey (USGS), transmeton portali arbresh.info

Një seri pasojash u regjistruan pas goditjes fillestare, e cila kishte një thellësi prej 40.9km, tha USGS.

Rreth 300,000 njerëz jetojnë në Anchorage me 100,000 në zonën përreth.

Tërmeti u raportua në orën 08.29 sipas kohës lokale, shtoi USGS. Një nga tronditjet më të fuqishme që pasuan minuta më vonë kishte një madhësi prej 5.7.

Deri më tani, zyrtarët kanë regjistruar 40 tronditje: 10 me magnitudë mbi 4.0 dhe tre me magnitudë mbi 5.0, njoftoi Qendra e Tërmetit në Alaska.

Sipas mediave amerikane tërmeti ka shkatuar dëmë të mëdha materiale./arbresh.info/

https://twitter.com/Chase_AK/status/1068561620643663872?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1068561620643663872&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-46403405

https://twitter.com/slicedfriedgold/status/1068559020565229569?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1068559020565229569&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-46403405

https://twitter.com/ZachBruick/status/1068576075981017088?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1068576075981017088&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-46403405

https://twitter.com/HeatherHintze/status/1068577253905203200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1068577253905203200&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-46403405

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme