Tërmeti me magnitudë prej 5.4 godet Kinën, humbin jetën dy persona dhe dhjetëra tjerë lëndohen

14:09 | 16 Shtator 2021
A. B.

Si pasojë e tërmetit të sotëm i cili goditi pjesën jugperëndimore të Kinës, përkatësisht provincën Sichuan, kanë humbur jetën dy persona dhe dhjetëra tjerë janë lënduar.

Tërmeti goditi rajonin Luksian, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Chongching, që ka rreth 30 milionë banorë, transmeton arbresh.info

Sipas institutit gjeofizik në SHBA, fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 5.4 magnitudë, derisa qendra kineze për tërmete vlerëson se ishte 6.0.

Shumë ndërtesa janë dëmtuar, e komunikimi është ndërprerë në disa pjesë të këtij rajoni.

Televizioni publik kinez CGTN ka transmetuar pamjet e shtëpive të shkatërruese, pemët e shkulur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme