Google ADS

Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë

13:02 | 15 Nëntor 2024
A Z

Një tërmet me magnitudë 4.9 u regjistrua në Dogansehir të Turqisë, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të vendit.

Lëkundjet ndodhën në një thellësi prej 7 kilometrash dhe u ndjenë edhe në qytetet përreth, përfshirë Adiyaman, Kahramanmaras, Gaziantep dhe Sanliurfa, shkruan Anadolu Agency.

Nuk raportohet për viktima e as dëme materiale nga ky tërmet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme