Autoritetet në Kinë kanë ofruar ndihmë të menjëhershme për Tajvanin pas tërmetit të fortë që goditi vendin, duke shkaktuar katër viktima.
Zyra e Çështjeve të Tajvanit të Kinës deklaroi se ishte e gatshme të ofronte ndihmë. Bregdeti lindor i Kinës shtrihet vetëm 180 km nga Tajvani, shkruan BBC.
“Jemi shumë të shqetësuar për situatën dhe shpreh mbështetjen për bashkatdhetarët e Tajvanit të prekur nga fatkeqësia,” tha Zhu Fenglian, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit.
Kina dhe Tajvani kanë një marrëdhënie të tensionuar. Tajvani e sheh veten si një vend sovran, por Pekini e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e vendit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta arritur këtë.
Tensionet janë konstante – në një orë pak para tërmetit, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit kishte bërë një konferencë duke vënë në dukje se 20 avionë ushtarakë kinezë kishin kaluar në zonën e saj në 24 orët e fundit./abcnews.al/
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns