Tërmeti lëkund Italinë, panik te banorët

22:21 | 20 Gusht 2022
E.H

Një tërmet i relativisht i fortë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Itali, duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas shërbimit sizmiologjik, tërmeti ishte me magnitudë 4.2 Rihter, ndërsa lëkundjet e tij u ndjenë për disa sekonda.

Epiqendra e tërmetit ishte në Reggio Emilia, rreth 23 km nga qyteti i Parmës, në një thellësi prej 9 km.

Nuk ka dëme të raportuar deri në këto momente, ndërkohë që në zonë ka pasur dhe paslëkundje./a2cnn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme