Google ADS

Tërmeti i fuqishëm në Kinë, shkon në 131 numri i viktimave

09:11 | 20 Dhjetor 2023
R J

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Kinë është rritur në 131, me pothuajse 1000 të plagosur, teksa ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë nën rrënoja.

Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi pak para mesnatës së së hënës, qarkun Jishishan pranë kufirit të provincave Gansu dhe Qinghai, duke shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 150,000 shtëpi, sipas medias shtetërore.

Tërmeti, i cili u pasua nga disa pasgoditje të forta, shkaktoi rrëshqitje dheu dhe dëmtoi linjat e energjisë elektrike dhe infrastrukturën tjetër lokale “në shkallë të ndryshme”./abc.news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme