Tërmeti godet pjesën lindore të Turqisë

21:47 | 4 Prill 2019
Trina Galanxhi

Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh sipas Rihterit ka goditur provincën Elazığ në lindje të Turqisë.

Sipas Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur me epiqendër në qytezën Sivrice në ora 20:31 sipas kohës lokale, në thellësi 9,4 kilometra.

Tërmeti është ndier edhe në provincat dhe rrethet në afërsi./AnadoluAgency

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme