Tërmeti dridhë jugun e Italisë

11:25 | 20 Janar 2022
A. B.

Jugu i Italisë është lëkundur nga një tërmet i fortë paraditen e sotme me magnitudë 4.3 ballë.

Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 10:19 në brigjet kalabreze midis Vibos dhe Lamezias.

Tërmeti u lokalizua në një thellësi prej 10 kilometrash. Qytetarët kanë dalë në rrugë nga frika e lëkundjeve që nuk ishin të vogla. Shkollat janë evakuuar.

Mediat italiane nuk raportojnë për të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme