Tërmeti 6.8 godet Filipinet

08:36 | 15 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Filipinet.

Lëkundjet sizmike me magnitudë ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS.

Raportohet se nuk pati asnjë kërcënim për tsunami nga tërmeti, që fillimisht u mat me magnitudë 6.9.

Videot e marra gjatë tërmetit u shpërndanë shpejt në mediat sociale, megjithëse Reuters raportoi se nuk kishte raporte fillestare për dëme.

https://twitter.com/kalangtots/status/1206100245324562434

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme