Google ADS

Tërmeti 6.6 Rihter në Kinë, shkon në 74 numri i viktimave, 259 të plagosur

09:33 | 7 Shtator 2022
E.H

Ka shkuar në 74 numri i viktimave nga tërmeti 6.6 Rihter që goditi provincën jugperëndimore të Kinës Sichuan vijon të rritet.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, nga tërmeti kanë mbetur të plagosur 259 persona e të zhdukur rezultojnë 26 njerëz.

Tërmeti, me magnitudë 6.6 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, ishte më i forti që nga viti 2017 në Sichuan, shkruan euronews.al.

Sakaq janë shkatërruar dhjetëra ndërtesa dhe infrastrukturë të rrjeteve të energjisë elektrike, ujit dhe telekomunikacionit.

Rreth 11,000 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre në kantonin Luding, epiqendra e tërmetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme