Google ADS

Tërmet prej 5.7 ballësh godet jugun e Iranit

11:28 | 22 Korrik 2018
Arbresh.info

Një tërmet i fuqishëm prej 5.7 ballësh sipas Rihterit sot në mëngjes ka goditur pjesën jugore të Iranit.

Qendra seizmologjike në Universitetin e Teheranit, njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në qytezën Ruyder, në krahinën jugore iraniane Hurmuzgan.

Epiqendra është regjistruar në thellësi prej tetë kilometrave, ndërsa dridhja e tokës ka shkaktuar panik edhe në disa qytete jugore të vendit.

Tërmeti ndodhi në ora 09:37 sipas kohës lokale, ndërsa në zonat e godituara janë dërguar shumë zjarrfikës, ekipe mjekësore dhe të shpëtimit.

Deri tani nuk ka informacione për persona të pësuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme