Qyteti Quetta në rajonin Balochistan të Pakistanit është goditur nga një tërmet prej 5.4 ballësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Kombëtare e Vëzhgimit Sizmik të Pakistanit (NSMC) njoftoi se tërmeti u regjistrua me thellësi 10 kilometër nën tokë, me epiqendër 38 kilometër në verilindje të qytetit Quetta.
NSMC theksoi se tronditja është ndjerë në Pishin, Harnai, Balochistan dhe në rajone të tjera të vendit.
Shumë pakistanezë dolën nëpër rrugë pas tërmetit 5.4 ballë.
Ndërkohë, deri më tani nuk ka informacione për humbje jete apo dëme.
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...