Tërmet në Kolumbi me magnitudë 5,4 ballë

11:25 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë sipas Rihterit u regjistrua në rajonin Santander të Kolumbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Enti gjeologjik i Kolumbisë konfirmoi se tërmeti ka dridhur qytezën Zapatoca në Santander në orët e mbrëmjes. Tërmeti u regjistrua në thellësi prej 148 kilometrash.

Dridhjet u ndien edhe në Bogota, Bucaramanga dhe vende të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme