Të paktën tre persona janë vrarë pasi një tërmet i cekët goditi provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës në orët e para të mëngjesit, duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Tërmeti goditi qarkun Luksian pas orës 4:30 të mëngjesit me kohën lokale (20:30 GMT të Mërkurën), rreth 120 km (75 milje) në jugperëndim të megacitetit të gjerë të Chongqing, i cili është shtëpia e rreth 30 milion njerëzve, shkruan Aljazeera, transmeton portal arbresh.info
Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) vendosi magnitudën paraprake të tërmetit në 5.4, por Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë e mati atë me magnitudë 6. Të dy thanë se lëkundja ishte në një thellësi të cekët prej 10 km (6 milje).
Mediat kineze kanë raportuar se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 60 persona janë të plagosur rëndë.
Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar dhe shumë të tjera janë dëmtuar, ndërsa rreth 62 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Kina goditet rregullisht nga tërmetet, veçanërisht në rajonet e saj malore perëndimore dhe jugperëndimore.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 në provincën Sichuan në vitin 2008 la 87,000 njerëz të vdekur ose të zhdukur. Mes viktimave kishte edhe fëmijë, pasi tërmeti shembi shkollat e ndërtuara dobët./arbresh.info/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...