Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë Rihter goditi dje në mbrëmje verilindjen e Iranit, duke shënuar të paktën dy të vdekur dhe 377 të plagosur, raportoi sot agjencia e lajmeve Isna, duke cituar qendrën iraniane të Sizmologjisë.
Epiqendra e tërmetit u konstatua jo larg qytetit Bojnourd që shtrihet në provincën Khorassan Shomali (verilindje).Sipas zyrtarëve lokalë, rreth 60 persona të plagosur ndodhen të shtruar në spital dhe disa fshatra janë shkatërruar në masën 40 për qind. Në fillim të prillit, një tërmet me magnitudë 6 ballë shkaktoi dy të vdekur dhe katër të plagosur në një zonë rreth 80 kilometra në juglindje të Machhad.
Në janar, një tërmet i fortë që goditi jugun e Iranit regjistroi katër të vdekur, në një shtet që preket rregullisht nga lëkundjet e tokës me magnitudë pak a shumë të fortë.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...