Një tërmet me magnitudë 5.4 ka tronditur Greqinë jugore herët në mëngjes, por deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 58 kilometrash në orën 05:16 minuta në detin midis Peloponezit dhe Kretës, njoftoi Instituti Grek i Gjeodinamikës.
Mediat greke raportuan se tërmeti është ndjerë nga Athina në Kretë, transmeton portali Kathimerini.
Një tërmet tjetër me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar më parë në zonën midis qytetit portual të Killinit dhe ishullit Zakynthos dhe sipas një raporti të Institutit të Gjeodinamikës në Athinë, dridhja sizmike kishte një thellësi prej 26 kilometrash në Kilinia.
Ndryshe, autoritetet greke nuk raportuan për dëme materiale, por humbjen të jetëve të njerëzve.
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...