Tërmet në Chania të Greqisë, ja sa ishte magnituda

11:25 | 7 Gusht 2024
A B

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Kissamos, Chania të Greqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, thellësia fokale e lëkundjes është pesë kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale./abcnews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme