Një tërmet me magnitudë 3.4 ka rënë në bregdetin verior të Shqipërisë në orën 9.55 të mëngjesit të sotëm. Lajmi është publikuar nga mediat italiane, sipas të cilave menjëherë më pas, në orën 10:23, një goditje me magnitudë 4.7 u regjistrua në Detin Adriatik në një thellësi prej 18 km.
Tërmeti është ndjerë dukshëm në vende të ndryshme në Pulia dhe Basilicata. Pavarësisht magnitudës së tërmetit, aktualisht nuk raportohet për dëme në njerëz apo objekte.
Autoritetet kompetente dhe organet monitoruese vazhdojnë të monitorojnë evoluimin e situatës për të garantuar sigurinë e zonave potencialisht të prekura.
Tërmeti është pjesë e një sërë lëkundjesh që kanë prekur, orët e fundit bregdetin shqiptar, por këtë herë ka qenë shumë më i fortë se të mëparshmit, më i fuqishmi prej të cilëve ka arritur magnitudën 3.4 ballë./A2CNN
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora