urqia është goditur nga tërmeti i ri, por i cili nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballësh të shkallës së Rihterit ka tronditur lagjen Saimbeyli të qytetit Adanas.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), ka treguar se epiqendra e tërmetit ishte në Saimbeyli ndërsa ka ndodhur rreth orës 11:33, sipas kohës lokale.
Tërmeti, i cili ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash, raportohet se është ndjerë në qendër të qarkut.
Sipas raportimeve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme në infrastrukturë, raporton t24.com.tr.
Ndryshe, muaj më parë shteti turk është goditur nga dy tërmete, ku kanë ndërruar jetë mbi 50 mijë persona.
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë