Tërmet i magnitudës 7.6 në Amerikën Qendrore

08:22 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Shërbimi Gjeologjik Amerikan raporton që një tërmet i shkallës 7.6 të Riterit ka goditur veriun e Hondurasit në Detin e Karaibeve.

Ky tërmet shkaktoi paralajmërim për cunami në zonë, sipas Qendrës së Paralajmërimeve për Cunami në Paqësor, transmeton portali arbresh.info

Reuters raporton që një këshillë për cunami është në fuqi për Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti është përqendruar rreth 125.4 milje në veri / verilindje në brigjet e Barra Patuçës, Honduras. Asnjë raport i menjëhershëm i dëmeve nuk është raportuar menjëherë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme