Google ADS

Tërmet i magnitudës 6.0 në Greqi

16:24 | 2 Maj 2020
Arditë Shkodra

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.0 ka goditur sot Greqinë.

Epiqendra ka qenë midis Ierapetras dhe Arvisit. Tronditjet janë ndier shumë dhe në brigjet e Kretës, dhe ka pasur një thellësi prej 10 km.

Tërmeti është ndier shumë në zonën e Heraklionit, ku njerëzit kanë raportuar se tërmeti ka qenë mjaft i gjatë.

10 minuta më pas është ndjekur nga një i dytë, i magnitudës 4.4, shkalla Rihter, 102 km në juglindje të Irepatreas.

Vullkani më i afërt me epiqendrën është 244 kilometra larg, në Santorini.

Ende nuk ka raportime për dëmet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme