Tërmet i fuqishëm në Zelandën e Re, paralajmërim për cunami

16:31 | 18 Qershor 2020
Arbresh.info

Një tërmet i shkallës 7.4 ka goditur verilindjen e Zelandës së Re.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 33 kilometrave, në jug të Ishujve Kermadec, transmeton portali arbresh.info.

‘Valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra,’ tha Sistemi i Paralajmërimit dhe Zbutjes së Cunamit të Paqësorit të UNESCO / IOC.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave paralajmëroi se zonat bregdetare mund të pësojnë rryma të forta dhe të pazakonta dhe ngritje të paparashikueshme në breg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme